Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të martë është një moment thelbësor jo vetëm për Erion Veliajn dhe PS-në, por edhe për institucionet ligjore dhe kushtetuese në Shqipëri. Këtë të martë Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet për një nga seancat më të rëndësishme të historisë së tij të fundit, duke krijuar kështu dhe një precedent. Pas më shumë se shtatë muajsh që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në paraburgim, me masë sigurie të vendosur nga SPAK, diskutohet dhe votohet shkarkimin i tij. Proceduart nisëm pasi vetë kryeministri Edi Rama kërkoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së zgjedhje të reja për bashkinë e kryeqytetit, e madje duke bërë të ditur dhe emrin e kandidates, Ogerta Manastirliu.