Pastruesit e parave nuk i njohin kufijtë, ndërsa, fatkeqësisht, institucionet shtetëtore ende kufizohen prej tyre. Kështu është shprehur ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, duke theksuar faktin se OSBE nxit dhe mbështet bashkëpunimin dhe punën e përbashkët përtej kufijve, për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale në rajon.