Romani “Lufta dhe paqja”, i Leon Tolstoit është romani më i famshëm ndër romanet rusë të të gjitha kohëve dhe një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë klasike botërore, që nuk vjetrohet kurrë e që i ruan në shekuj, si vargjet e Homerit e të Dantes, forcën dhe freskinë. I përkthyer për herë të dytë në gjuhën shqipe nga mjeshtri i përkthimit në gjuhën ruse Theodor Cico, të dyja vëllimet tek i shfleton, kupton se nevoja e përkthimit ishte më shumë se e nevojshme për disa arsye, mes të tjerash një njohje edhe më të mirë të gjuhës shqipe.