Është zhvilluar ne Lezhe takimi rajonal për veriun për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Në këtë takim merrnin pjese Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajna si dhe drejtorët e drejtorive vendore Lezhe, Shkodër, Kukës, Dibër dhe shefat e komisariateve.