Moderatorja dhe autorja e “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau momentet e vetizolimit në shtëpinë e saj. Ashtu sikurse “Pa Panik”, kënga që u publikua ditën e djeshme, moderatorja pranoi se këto ditë është duke i kaluar me qetësi. “Është hera e parë që kam kaq shumë kohë për veten”, u shpreh në një moment ajo. E teksa Bieta e pyeti rreth masave lidhur me higjenën, Luana tregoi se është e fiksuar pas larjes dhe dezinfektimit të duarve, aq shumë sa viheshin re plasaritje në lëkurën e saj. Ndër të tjera, moderatorja theksoi se këto ditë i ka shfrytëzuar për të gatuar e për të bërë punë shtëpie.