Luan Boriçi – Nudo, vaj në kanavacë, 120x80 cm, viti 2015, çmimi fillestar 1000 euro. Me një spontanitet të habitshëm dhe ekspresivitet mrekullisht imponues në tërësinë e komponentëve përbërës, piktura e Luan Boriçit është e tëra një poezi. Është poezi ku imagjinata, përfytyrimi, përjetimi, ndjesia e veçantë dhe mjeshtëria e të shprehurit, nuk të lenë shteg tjetër përpos mënyrës me të cilën na e ofron veprën e vet piktori. Thënë ndryshe, piktura e Luan Boriçit është poezi që nuk mund ta shprehësh dot me fjalë. Ndër artet, piktura të jep mundësinë ta “lexosh” atë në mënyrë krejt individuale e ta personalizosh në varësi me shijen, formimin dhe cilësinë se si e percepton. Kontakt 0686047773