Lëvizja Socialistë për Integrim i kërkoi SPAK të marrë si të pandehur kryemministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 8 zyrtarë socialist. Mes emrave të kallzuar penalisht figuron edhe deputeti Bujar Çela, për të cilin LSI ka depozituar edhe një ankesë në KQZ. Akuza është e njëjtë, shpërdorim detyre dhe përdorim i burime shtetërore për qëllime elektorale. Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nuk humbi kohë dhe pas denoncimit të bërë zhvilloi një seancë publike me kreun e Kadastrës Lushnje Arben Qalliu, për arsyen se si lejet e legalizmit e dala nga zyra e tij përfunduan në dorën e deputetit.