Moderatore: Argjira Spanca Juria: Suela Cangu, Festim Isufi, Rezarta Shehu Pershkrimi: “Beauty” Rubrika e të bukurës hap sezonin e tretë. Parukierë dhe Make Up Artist në garë me njëri tjetrin për të treguar se cili është me i aftë… Sfida e konkurrentëve për këtë javë është të sjellin Krijesat Mistike. Realizime të cilat impresionuan jurinë por gjithashtu ndezën edhe debate Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.