Nata finale e edicionit të parë të Dancing With the Stars do të ishte një surprizë për balerinën Lori Bala. Ajo mori një ftesë për të qënë pjesë e jurisë në edicionin e dytë të DWTS. Si e priti ftesën dhe emocionet kur këtë herë duhet të jetë ndryshe, jo më si konkurrente por si anëtare e jurisë "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.