Loja është aktivitet mjaft i rëndësishëm përmes të cilës fëmijët, sidomos në vitet e para të jetës, mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre psiko-motore, komunikuese, sociale dhe analitike. Ndonëse tregu ofron një gamë të gjerë lojrash multifunksionale për të vegjëlit, përfshirja e prindërve në krijimin e lodrave dhe lojrave zhvilluese rezultojnë të jenë mjaft efikase për të nxitur kreativitetin e tyre.