Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës iu komunikuan sot dy akuza që rëndojnë ndaj tij për çështjen e quajtur si “Dosja ruse”. Menjëherë sapo doli nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Basha theksoi se thirrja është bërë me qëllim shpërqendrimin e qytetarëve nga skandalet e Qeverisë, të publikuara nga gazeta Bild. Ai theksoi se nuk ka asnjë fakt apo provë kundër tij për kontratat e lobimit.