Llixhat e Peshkopisë janë burimi natyror kryesor i Dibrës, që shfrytëzohet për vetitë terapeutike e që tashmë është kthyer në një destinacion për turizmin kurativ. Ne sot kemi shkuar në Peshkopi për të mësuar më shumë për sëmundjet që shërojnë këto llixha ku numri i njerëzve që i vizitojnë shkon deri 125 mijë.