Për herë të parë sezoni kurativ në llixhat e Elbasanit nuk është hapur. Mijëra prenotime u anuluan ndërsa për bizneset humbjet ishin të mëdha duke nisur nga pagesat vjetore e të tjera. Vetëm në një sezon në llixhat e Elbasanit akomodohen 6-7 mijë persona të cilët frekuentojnë banjat termike. Çmimet e favorshme dhe cilësia e ujërave kanë bërë që frekuentimi të jetë shumë i madh sidomos me shtetas të Kosovës e Maqedonisë. Për bizneset e kësaj zone shprese tashmë mbetet hapja sezonin e ardhshëm shtator-tetor.