Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në terren në zonën e Petrelës, pranë lumit Erzen, në një prej njollave të zeza, kthyer në vend-depozitim mbetjesh. Në inspektim ishte edhe Prefektja e Qarkut Tiranë Suzana Jahollari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici, administratori bashkiak i zonës, struktura vendore të Policisë e IKMT-së. Ministri la porosi për strukturat vendore, policore dhe ato të IKMT për të ndërhyrë në mënyrë energjike, në funksion të mbrojtjes e ruajtjes së territorit.