Mesa duket në Kepin e Vipave po ndërtohet një trekëndësh mes Shpatit, Livias dhe Mevlanit. Gjatë një loje në Aquapark, Shpati dhe Livia shkëmbejnë puthje në qafë, gjë të cilën e ka acaruar keq Mevlanin… "Kepi i Vip-ave", një reality show që do tju mbajë të gozhduar pas ekranit me kuriozitetin se si secili prej tyre do të sillet në këtë bashkëjetesë unike, PA RREGULLA. Personazhet do të kalojnë bashkë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë, do të udhëtojnë, do të festojnë, do të qeshin por edhe do të qajnë me surpriza të papritura. Por nuk do të mungojnë as vizitat nga miq të veçantë gjithashtu të famshëm, me të cilët do të mbyllen situata të vjetra, do të përballen, apo do të hapin situata të reja. Bashkëjetesa mes tyre do të gjenerojë situata të forta, intriga, xhelozi, dashuri, etj. Moderatore: Kiara Tito Autore: Olsa Muhameti