Sot në program, Remili dhe Livia do të kenë një përballje të ashpër, që njëkohësisht do të jetë edhe e fundit për ata të dy në Për'puthen. Pas situatave të rënda që kanë ndodhur mes të dyve, Remili vazhdon akoma akuzat ndaj Livias, kjo e fundit ndihet keq, shpërthen në lot dhe lë studion. Nga ana tjetër, kjo do të jetë dita e fundit në Për'puthen për Remilin, konkurrentin më të vjetër të mbetur në program...