Këto ditë në rrjetet sociale e keni parë disa video të një djali i cili quhet Redi dhe është konkurrent i Përputhen. Takimi i tij i fundit ka bërë zhurmë. Ai dhe Albina kanë patur takimin e tyre të radhës. Redi e ka marr me avion privat Albinën, më pas e ka çuar në një resort luksoz. Aty ai nuk ka pëlqyer një shampanjë të thjeshtë dhe e ka refuzuar atë. Ai ka kërkuar një shampanjë tjetër që ai pi duke thënë që nuk është standardi ynë kjo shampanjë.