Një lokal dhe një dyqan rrobash në pronësi të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniç u përfshinë nga flakët në orët e para të 8 marsit. Për shkatërrimin e bizneseve të saj, funksionarja vendore në very të Kosovës fajësoi partinë e serbëve në Kosovë, Listën Serbe. Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat në Kosovë se është duke hetuar rastin e djegies së lokalit, që ndodhi në orët e para të 8 marsit, duke theksuar se ka dyshime se zjarrvënia ishte e qëllimshme. Tomaniç deklaroi se dyshon që motivi i zjarrvënies është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës. Ajo theksoi se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe. Tomaniç është nënkryetare e komunës së Zveçanit, që funksionon me systemin e Kosovës, dhe jo të Serbisë. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj