Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga dje qytetarët kanë nisur të nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar. Në Mitrovicë të Veriut, peticioni bëhet pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë komunë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Javën e ardhshme, mbledhja e nënshkrimeve prite të nis edhe në Zveçan dhe Zubin Potok. Gazetar: Luçiana Hulej