Gjykata e Kralevës vendosi dje për lirimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës të cilët, sipas aktakuzës u arrestuan nga policia e Serbisë me 14 qershor, në kufirin me Kosovën. Lajmin për lirinë e tyre e ka konfirmuar Gradimir Naliq, avokati i policëve që i përfaqësoi ata në gjykatë. Naliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar. Por ata do të hetohen të lirë dhe tani mund të kthehen në Kosovë.