Pas denoncimit të Fiks Fare, Policia Bashkiake e Tiranës ndërhyri menjëherë për të liruar hapësirat publike përreth dy shkollave 9-vjeçare në kryeqytet: “Kico Blushi” dhe “At Zef Pllumi”. Prindërit dhe nxënësit denoncuan në Fiks Fare parkimet e paligjshme para hyrjeve të shkollave, që rrezikonin sigurinë e fëmijëve çdo ditë. Pas reagimit të Fiks Fare, policia vendosi gjoba, largoi automjetet me karroatrec dhe nisi punimet për ndërtimin e trotuareve e vendosjen e kufizuesve të parkimit. Një javë më vonë, gjendja kishte ndryshuar tërësisht: rrugët janë të lira, fëmijët ecin të sigurt dhe prindërit falënderojnë institucionet për ndërhyrjen.