Të lirë me kusht deri në zhvillimin e gjyqit janë lënë tre nga katër deputetët e Agimit të Artë që u janë përgjigjur prej së martës në mbrëmje, deri të mërkurën në mëngjes pyetjeve të prokurorëve grekë, ndaj akuzave për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pas arrestimit të tyre fundjavën e kaluar.