Lirimi i fëmijëve nga kampet në Siri/ Medalje trimërie për 2 oficerët e Antiterrorit
14/12/2020 14:59

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar me Medaljen e Trimërisë dy oficerët e Antiterrorit, Drejtorin Gledis Nano dhe oficerin Indrit Doda, për kontributin në shpëtimin e jetës së disa fëmijëve që u evakuuan nga kampet në Siri. Në Ministrinë e Brendshme u organizua një ceremoni për dorëzimin e Medaljeve, ku morën pjesë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Fjala e ministrit Lleshaj: Para një viti ose më shumë se një viti, kur në Shqipëri dhe në Itali ziente opinioni publik lidhur me fatin e një djali shqiptar që ishte pothuajse peng në kampin Al Hol në Siri, Alvin Berishën, thirra Drejtorin e Antiterrorit Gledis Nanon në zyrë dhe e pyeta në mënyrë të shkurtër, të drejtpërdrejtë: “Çfarë do të kishe bërë ti Gledis nëse në Al Hol do të ishte djali yt?” Dhe Gledisi mu përgjigj pa u menduar asnjë sekondë: “Do të isha nisur për atje, do të isha nisur për në Al Hol”. Atëherë i thashë: “Dakord, dhe konsideroje atë djalin si djalin tênd dhe bëhu gati për të shkuar atje në kohën më të parë të mundshme”. Kështu ndodhi. Ai filloi të përgatitej për të shkuar në Al Hol. Rrethanat e sollën, që pas disa kohësh u mundësua vajtja jo në Al Hol, por në Liban, ku vendosa të shkoj edhe vetë, kryesisht në shenjë respekti të gatishmërisë të këtij oficeri policie, i cili mu përgjigj pa hezitim. Por edhe për të parë mundësitë e vijimit të këtij operacioni. Jeni në dijeni që operacioni atëherë përfundoi me sukses, Alvin Berisha u kthye në shtëpi. Që nga nëntori i vitit të shkuar e deri në nëntor të këtij viti, vazhdoi përpjekja për të tërhequr nga kampi Al Hol edhe fëmijë të tjerë dhe kampe të tjera në Siri. Ju e dini që në nëntor të këtij viti u realizua edhe tërheqja e një grupi tjetër fëmijësh, ndërkohë që ende ky operacion vazhdon, me shpresën që të gjithë ata fëmijë, viktima të papërgjegjshmërisë së prindërve, familjarëve të tyre, të lidhur me rrjetet e terrorit ndërkombëtar, të mund të kthehen në shtëpi, të largohen nga ferri i kampeve të Sirisë; të mund të afrohen pranë familjeve të tyre, të afrohen tek jeta normale, sociale, familjare, të edukohen, të shkollohen dhe të mos rriten si fëmijë të terrorit, por si fëmijë të Shqipërisë.

Top Channel/ Miloti mbulohet nga tymi i zi. Digjen masivisht goma buzë rrugës, ndotet ajri
14/03 23:25
Top Channel/ Përplasje të dhunshme dhe kaos pas sfidës Flamurtari-Elbasani, ndërhyn edhe policia
14/03 22:39
Top News – Re të zeza tymi në Milot. Djegie masive e gomave poshtë superstradës
14/03 22:38
Top News – Arrestohet 31-vjeçari në Sarandë. Dhunoi ish-partneren, kanosi me armë familjarët e saj
14/03 22:37
Top News – Tym i zi në Milot, digjen goma pranë lumit Mat
14/03 20:49
Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
DIGITALB DIGITALB