Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se dje (15 janar 2025) është ngritur aktakuzë ndaj katër personave, pak më shumë se një vit pas vrasjes së 30-së Liridona Ademajt. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, në një konferencë për media.