Kanë kaluar thuajse dy javë nga vrasja e Liridona Ademajt por ende kjo ngjarje vijon të mbetet në vëmendje të publikut dhe çdo ditë ka detaje e zhvillime të reja. Familja e Naim Murselit është marrë në mbrojtje nga policia e Kosovës pas denoncimit se janë kërcënuar me gjakmarrje nga të afërmit e 30-vjeçares. Të dyja familjet jetojnë në Gjakovë dhe jo shumë larg njëra-tjetrës Gazetarja e "Shqipëria Live " ka kontaktuar familjen Ademaj dhe ata na kanë konfirmuar se kanë dërguar burra në të 3 famijet e autorëve për t'u treguar se kanë mbaruar ditët e besën dhe ju kanë gjakun borxh. Gazetar: Luçiana Hulej