Liria e informacionit në Ballkan çalon, thotë raport i BIRN
26/12/2019 19:49

Ballkani Perëndimor ende nuk e ka “përqafuar” si duhet lirinë e informacionit, tregon një raport i BIRN. Ndërmjet janarit 2017 dhe Qershorit 2019, gazetarët e rrjetet investigativ paraqitën 854 kërkesa zyrtare për të pasur qasje në dokumenta publike në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Me ndihmën e informacionit të marrë nga këto kërkesa, BIRN arriti të mbështeste shumë prej hetimeve të tij dhe ekspozoi shkelje nga qeveritë, kompanitë e individët e fuqishëm. Por në të njëjtën kohë, mbi bazën e tyre, ai realizoi gjithashtu një analizë të thelluar të hapjes së institucioneve ndaj pretendimeve të tilla në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Analiza tregoi se ndërsa në letër, ligjet e Lirisë së Informacionit në rajon janë ndër më liberalët në Europë, zbatimi i tyre në realitet qëndron shumë poshtë standardeve europiane. Ai ndryshon edhe mes vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Disa po tregojnë një përmirësim; të tjerë, si Bosnja dhe Hercegovina, mbeten prapa. Ajo është i vetmi vend në Ballkan që nuk ofron as qasje tek të dhënat publike në formë elektronike. Në shtete si Mali i Zi dhe Serbia, ka pasur një rënie të zbatimit si rezultat i ndryshimeve legjislative dhe presionit politik. Nga 854 kërkesa zyrtare që paraqiti në total BIRN për akses tek dokumentet publike, iu aprovuan më pak se gjysma e tyre, 408. Duke parë raportin mes kërkesave që u paraqitën dhe atyre që morën përgjigje pozitive, Shqipëria ishte ajo që pati rezultatin më të lartë me 61%, e pasuar nga Kosova, me 56%.

Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet për të hequr mbetjet që çon në det lumi Shkumbin
07/04 13:12
Top Channel/ Protesta e blegtorëve, kundërshtojnë heqjen e mbështetjes me naftë pa akcizë
07/04 13:11
Top News – Misioni historik drejt Hënës. Rekordi i Artemis, astronautët-Pamë gjëra të pazakonta!
07/04 12:45
Top News – Trump do Orbanin në Hungari. Dërgon Vance në Budapest para zgjedhjeve parlamentare
07/04 12:40
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Beqaj ofron 20 mijë euro garanci, gjykata e lë në qeli
07/04 12:28