Linja Prishtinë-Beograd/ Lufthansa planifikon ta kthejë
20/01/2020 21:30

Grupi Lufthansa dhe kompania Eurowing, do të hapin një linjë ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, me dokumentacionin që tashmë është nënshkruar në Berlin. Dokumentat janë nënshkruar edhe nga delegacioni i ministrisë së ekonomisë së Serbisë, e cila do të njoftojë unik dhe KFOR për qëllimet e saj për rikthimin e linjës ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës, por në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB dhe marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës. Në mënyrë që plani të konkretizohet do të duhet që në të ardhmen të arrihen marrëveshje teknike të përshtatshme me KFORin në lidhje me procedurat e zakonshme për operacionet e trafikut ajror. Por, që linja ajrore Prishtinë-Beograd të nisë të funksionojë, duhet që më parë qeveria e Prishtinës të heqë taksën 100 për qind mbi mallrat serbe si edhe të fillojë zbatimin e angazhimeve dhe të rikthehet në tryezën e dialogut-thuhet në një deklaratë të Ministrisë serbe të ekonomisë. Pavarësisht nëse do të konkretizohet apo jo, linja Beograd-Prishtinë, reagimet kanë qenë të menjëhershme pas publikimit të lajmeve. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur njoftimin duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm që do të lehtësojë dhe përshpejtojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në rajon. KFOR vazhdon të jetë autoriteti që kontrollon hapësirën ajrore në Kosovë, bazuar në rezolutën 1244. Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes duke thënë se ky hap shënon një tjetër përpjekje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Top News- “Hashim Thaçi e Kadri Veseli akuzohen padrejtësisht”, Ali Ahmeti: Ne donim liri
13/12 15:00
Top News- “Liri dhe drejtësi për luftëtarët e UÇK”, Ali Ahmeti i drejtohet Europës me një mesazh
13/12 14:52
Top News- Kosova nis 500 mijë euro ndihma në Gaza/ Kurti- Të përkushtuar për paqen dhe stabilitetin
13/12 14:50
Top Channel/ Kosova ndihma humanitare për Gazën, anija niset nga Mersini me tenda e ushqime!
13/12 14:11
Top News- Humbi jetën në aksidentin tragjik në Kosovë, kush ishte ekspertja e njohur e mikesha e saj
12/12 22:29
Top News- Specialja refuzon kërkesën e Haxhi Shalës/ Nuk i ulet dënimin Ish-eprorit të UÇK në Hagë
12/12 16:43
Top News- Marrëveshja me Uashingtonin/ Kosova nis pritjen e emigrantëve të dëbuar nga SHBA
12/12 14:08
Top Channel/ Ftohja me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë!
12/12 12:00
Top News- Vrasja e Liridona Ademajt/ Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve
12/12 11:28
Top News – Krisja e marrëdhënieve me SHBA-në / Kurti: Mospajtimet lidhen gjithmonë me Serbinë
12/12 10:30
Top News- Merret vendimi për Hashim Thaçin, çfarë ndodh tani me ish-presidentin
11/12 20:45
Top News- Tritoli në Ibër-Lepenc, vëllezërit serbë organziuan sulmin terrorist e spiunuan për Vuçiç
11/12 20:10
Top Channel/ “Djelmoshat e Rrezikshëm”, premierë në Prishtinë: Shfaqja ka thyer të gjithë rekordet!
11/12 15:14
Top News- Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Nis regjistrimi për personat me nevoja të veçanta
11/12 12:54
Top Channel/ Kosovë, KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe – anëtari i VV: “Thjesht nuk dua”!
11/12 11:18
Top News – KQZ bllokon kandidatët e Listës Serbe, nuk certifikohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit
10/12 21:00
Top News- E bujshme! Vjen fitorja e parë në Hagë, ish-drejtuesi i UÇK fiton liri me kusht
10/12 17:15
Top News- Festat rrisin çmimet në Kosovë/ Preket shporta ushqimore, mungon kontrolli
10/12 15:09
Top Channel/ Akt spiunazhi? Çfarë thotë aktakuza për sulmin në Ibër – Lepenc!
10/12 14:55
Top News- Ministrja e Kurtit nuk shkon në gjykatë, justifikon mungesën por reagojnë togat e zeza
10/12 14:35
BILETA Portokalli - Bileta