Tre të mitur kishin krijuar një “biznes” në rrjetet sociale për të përfituar para. Tre 17-vjeçarët në Tiranë kishin hapur në Instagram një llogari me emrin e një vajze, "Migena Zenelaj" dhe nëpërmjet profilit mbyllnin takime me djem, në këmbim të parave. Një denoncim i bërë nga një 23-vjeçar zbardhi skemën e mashtrimit Të miturit me profilin fallso i kishin kërkuar 150 mijë lekë të vjetra në këmbim të takimit . Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj