Takimi i fundit mes Xi Jinping dhe Vladimir Putin në Pekin nuk ishte thjesht një shoë protokollar mes dy liderësh. Ai ishte një moment simbolik ku u projektua një ide e re: Kina nuk e fsheh më faktin se kërkon të jetë udhëheqëse e një rendi alternativ botëror. Dhe në krah të saj, Rusia- e izoluar nga Perëndimi pas luftës në Ukrainë – shfaqet si partneri kryesor strategjik. Ky zhvillim shënon një kthesë të dukshme: ndërsa deri dje Xi preferonte një profil më të kujdesshëm, sot Pekini artikulon hapur ambiciet për të ridizenjuar arkitekturën globale të pushtetit.