Donald Trumpi e kishte artikuluar fare qartë që gjatë fushatës presidenciale vizionin e tij për luftën e Ukrainës: Konflikti që zhvillohej në një tjetër continent, por për cilin po shpenzohej shumë nga paratë e taksapaguesve amerikanë, duhet mbyllur sa më shpejt. Në një qasje krejtësisht të ndryshme nga ajo e administratës së paraardhësit të tij, Joe Biden, i cili e vendosi SHBA-në në krye të përpjekjeve për të vazhduar armatimin e Kievit, e për rrjedhojë edhe luftën, republikani, insiston përkundrazi për fundin e saj.