Luftën nuk e do asnjëra palë, por duket se heshturazi, për të po përgatiten si NATO, ashtu edhe Rusia, të bindura se përballja aq e anatemuar frontale, nuk duhet t`i zërë ne befasi. Mediat britanike gjëmuan këto ditë nga lajmet e një plan-veprimi të aleancës, i cili parashikon që nëse Rusia nis një luftë tokësore kundër Europës, trupat amerikane, të konsideruara edhe më të mirëstërviturat për këtë situatë, të nxitojnë drejt vijës së frontit.