Në një përmbysje të befasishme që bëri të shpërthenin fishekzjarret në kampin e saj, dhe këmbanat e alarmit në atë kundërshtar, partia kryesore opozitare e Maqedonisë së Veriut, VMRO DPMNE shpalli fitoren mbi qeverinë e qendrës së majtë të Zoran Zaevit, duke i dhënë një shkundje të fortë kampit social-demokrat e aleatëve të tij. Krerët e 32 komunave u zgjidhën në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vendin fqinj, ndërsa 42 të tjera shkojnë në balotazh në 31 tetor, duke e vënë në sprovë të fortë partinë e kryeministrit. Deri tani, duket se VMRO-DPMNE-ja gëzon një epërsi, që i jep arsye për të shpresuar se ky trend, është paralajmërues i një triumfi edhe më të madh: marrjes së ekzekutivit!