Plagosja e një të riu malazez në Podgoricë fundjavën e kaluar kthye në shkëndijën e një gjuetie të vërtetë njeriu në Malin e Zi, shënjestra e të cilës ishin emigrantët turg. Brenda disa ditësh, ai që në pamje të parë mund të dukej thjesht një episod i izoluar, u transformua në një valë në rritje incidentesh të dhunshme që përfshijnë vandalizmin, sulme fizike, kërcënimet verbale për linçim. Cfarë ndodhi realisht? Përse u arrit deri diku, dhe përse po sulmohen papritur turqit në Malin e Zi?