Për shefin e Pfizerit, Albert Bourla, vaksina e prodhuar nga gjigandi farmaceutik amerikan në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech, e ndryshon lojën në masën 90%. Të gjithë shpresonin për një mjet në luftën kundër kësaj pandemie i cili të ishte vërtet i efektshëm. Por sa do të zgjasë kjo mbrojtje? Si do të shpërndahet kjo vaksinë që duhet ruajtur në minus 80 gradë Celsius? Dhe, a do ta sjellë ajo normalitetin e shumëshpresuar?