Gjërat nisën të shihen qartë që në ditët e para të pushtimit rus në Ukrainë. Videot propagandistike të Rusisë, me stërvitje gjigande në kufij, sa në ato që ndajnë territorin e saj me atë të Ukrainës, ashtu edhe në tokën bjelloruse, dëshmonin një fuqi tmerruese ajrorë, tokësore e detare, aq më tepër, krahasuar ne ushtrinë e brishtë ukrainase, që nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, mori në ditën më të errët të saj ndihma financiare, asistencë në formën e trajinimit ushtarak, armë dhe pajisje, por jo trupa ushtarake.