Presidenca e Donald Trumpit ishte një cështje familjare. Biznesmeni I pasurisë të patundshme i kthyer në politikan të kthyer në kryetar shteti, u mbështet fort tek fëmijët e tij si gjatë fushatës së vet presidenciale, ashtu edhe gjatë drejtimit të administratës amerikane. E bija, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ishin të punësuar të Shtëpisë së Baardhë si këshilltarë të lartë të presidentit. Pas largimit të tij, atyre padyshim do t`i duhet të kërkojnë një punë të re. Fëmijët e tij i qëndruan besnikë Trumpit përgjatë gjithë kohës. Po tani, c`do të bëhet me ta? A do të ngrejë kjo familje krye sërish apo do të dënohet me pluhurin e harresës?