“Ambicjoz, por i pazoti” : ky është përkufizimi i Rexhep Tayip Erdoganit për presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin shkëmbejnë fyerje prej muajsh pasi e gjetën njëri-tjetrin në anë të ndryshme të disa konflikteve, duke nisur nga Libia e pjesë të Lindjes së Mesme, e deri tek mosmarrëveshjet detare mes Athinës dhe Ankarasë. Ndermjet zërave kritikë në BE kundër eksplorimit tukr për energji në Mesdhe, më I forti ishte ai i Francës. Erdogani e konsideron të “palogjikshëm” , sic tha, zellin e shefit të Elizesë për të fajësuar Turqinë për të gjithë problemet rajonale.