Liderët europianë e kishin parandjerë që përpara presidencialeve të nëntorit në SHBA, dhe në fakt, shenjat ishin të gjitha aty: Në betejën e tij për një rikthim triumfues në Shtëpinë e Bardhë, me qëllimin të siguronte mandatin e dytë qeverisës që në sytë e një pjese të mbështetësve të tij në fakt iu hoq nga dora padrejtësisht, Donald Trumpi nuk u kujdes aspak të fshihte qëllimet e veta në raport me aleatët