Arrestimi i kyebashkiakut mjaft popullor të Stambollit, njëherazi rivali më i fortë politik dhe një kërcënim serioz për vazhdimësinë e tij në krye të shtetit turk, i solli kokëcarje të mëdha Rexhep Tajipit Erdoganit. Njerëzit mbushën për ditë të tëra sheshet, të indinjuar për atë që u pa qartazi si një “arrestim me sfond politik”, me akuza të montuara me qëllimin e vetëm për t`i hequr liderit turk një kundërshtar të parehatshëm nga rruga e tij e pushtetit.