Shqipëria, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz për veshët e të gjithëve në Bundestagun gjerman duhet t`i bashkohet BE-së, edhe duke anashkaluar veton greke. Këtë të fundit, Athina e ka kthyer në armën e presionit ndaj Tiranës zyrtare për t`iu bindur kërkesave të saj lidhur me ndalimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, që tërboi vendin fqinj dhe e nxiti të aktivizonte menjëherë mekanizmin e barrierave të avancimit të vendit tonë në procesin e integrimit.