“Të duhet vetëm një transfuzion gjaku nga paketa dhe ti e përmbys procesin e plakjes,”: Ky mesazh pretendohet të jetë pjesë e dosjeve Epstein, publikimi i të cilave po vazhdon të hedhë dritë mbi atë që mund të jetë njëri prej skandaleve më të errëta të shekullit. Emaili i dërguar Jeffrey Epsteinit në vitin 2016 nga producenti i filmave Barry Josephson ku sugjerohej se transfuzionet e gjakut nga dhurues të rinj mund të “kthenin pas plakjen e të rigjeneronin organizmin”, ka rindezur menjëherë teoritë e konspiracionit lidhur me atë që njihet si “adrenokrom”.