Lufta tregtare nuk është i vetmi shqetësim i ngritur nga ata që e kanë parë që në fillim me frikë një rikthim të Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë. Më i guximshmi në komente u tregua kryeministri polak Donald Tusk, i cili e përcolli hapur bindjen e tij se fitorja e republikanit në presidencialet amerikane të 5 nëntorit, do të ndikojnë ndjeshëm tek siguria europiane. Ndërkohë, rishfaqet pyetja përse Beogradi ka grumbulluar një arsenal të madh armësh ndër vite pa pasur kërcënim nga fqinjët e tij. A po merr krahë presidenti Vuçic plane për të sulmuar vendet fqinje, dhe a do të gjejë mbështetjen që shpreson, apo synimet e tij ekspansioniste nuk do të bëhen dot realitet.