Që kur Rusia nisi veprimet e saj agresive kundër Ukrainës, duke ecur me parimin “mbrojtja më e mirë është sulmi”, zyrtarët rusë e kane akuzuar aleancën për një seri kërcënimesh e veprimesh armiqësore. Shpjegimet e vazhdueshme të NATO-s se ajo nuk përbën rrezik për Rusinë, kanë rënë në vesh të shurdhër. NATO-ja e përshkruan veten si një aleancë mbrojtëse, qëllimi i së cilës nuk është sulmi, por mbështetja e anetareve te vet në rast rreziku. As stërvitjet tona ushtarake, e as zhvendosjet e trupave nuk i drejtohen Rusisë, insistojnë zyrtarë të aleancës më të madhe ushtarake të globit, e as ndonjë vendi tjetër. Por Moska nuk bindet. Marrëdhëniet mes dy palëve janë në nivelin më të ulët, dhe rreziku i një përplasjeje të hapur, është i madh. Tre skenarë parashikojnë ekspertët në një rast të tillë.