Mbështetja juaj duhet të jetë për presidentin Aleksandar Vucic”: Motorët e fushatës përpara zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi janë ndezur me forcë jo vetëm në vendin e përballur papritur me shpalljen e një date kaq të afërt të zgjedhjeve të parakohshme, por edhe në rajonet me shumicë serbe në Kosovë. “Serbia nuk duhet të ndalet”, ky është slogani i Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vucicit, i cili në fakt, ngjason më shumë se një parullë luftarake.