Për më shumë se katër dekada, kurdët luftuan dhe shpresuan se një ditë, do të kishin shtetin e tyre. Për këtë, nuk u kyrsyen të ndërmerrnin edhe një fushatë të përgjakshme që kushtoi 40 mijë jetë njerëzish në 40 vjet. Në krye të përpjekjes për shtetësi u vendos Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, lideri themelues i së cilës, u burgosur që prej 1999-tës në një ishull, u kthye në simbolin e rezistencës dhe të dëshirës së pashtershme të kurdëve për vetëvendosje. Por dëshirat, jo gjithmonë përkojnë me realitetin.