Kur Daniel Noboa u zgjodh president në muajin nëntor në moshën vetëm 35-vjeçare, ai i mori frerët e pushtetit me një zotim shumë të fortë: Shkatërrimin e karteleve të fuqishme të drogës që kanë arritur ngadalë të dominojnë Ekuadorin. Strategjia dukej e mirëmenduar: E pagëzuar me emrin “Phoenix”, ajo përfshinte plane për të përmirësuar shërbimet e inteligjencës dhe për të zgjeruar praninë e ushtrisë në pikat kyçe të infrastrukturës së transportit. Në letër, u duk se mund të funksiononte. Realiteti, tregoi tjetër gjë.