Politika e tyre disa dekadëshe e neutralitetit kishte pasur për qëllim të shmangte pikërisht ditën kur nga goja e një përfaqesues të lartë të Rusisë do të dilnin fjalët që ambasadori rus në Stokholm shqiptoi pak ditë më parë: “Finlanda dhe Suedia do të kthehen në shënjestrat legjitime të Moskës nëse I bashkohen NATO-s”. Pasi dy vendet nordike të bëhen pjesë e aleancës më të madhe ushtarake të botës, “gjatësia totale e kufirit mes NATO-s e Rusisë thuajse do të dyfishohet. E këtë Moska, nuk e kapërdin dot.