Kina po ndihet më besimplotë dhe po e rrit gradualisht dozën e sfidës ndaj hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara, e së fundi, këtë duket se është duke e bërë edhe më përshkallëzimin në nivele të pacekura më parë ndaj atij që mbetet njëri prej objektivave kryesore të lidershipit kinez: Tajvani. Ai përfaqëson për Kinën një cështje të pambyllur që nga koha e luftës civile. Përpos kësaj, ishulli konsiderohet të ketë një rëndësi kyce për dominimin komunist të Azisë, Paqësorit, e në fund, edhe vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.