Në 17 shkurt 2026, Kosova festoi 18 vjetorin e shtetësisë së saj. Në 17 shkurt 2026, njeriu që e ktheu pavarësinë në realitet e firmën e tij, ish presidenti Hashim Thaci, kremtimet pas gati dy dekadash që prej atij momenti historik, i ndoqi bashkë me liderë të tjerë të UCK-së në anën tjetër të llogores- në rolin sic insistojnë, të të fajshmëve pa faj. "Të nderuar gjyqtarë, për vite në këtë sallë të gjyqit i keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet, ju e keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë: akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm…", u shpreh ai. Në sallën e gjyqit në Hagë, asnjëri nga atër të akuzuarit nuk e pranon fajësinë. Fjalët e Rexhep Selimit megjithatë, ishin vecanërish…