Washingtoni nuk e la Serbinë të përdorte më kartën e presionit të ushtrisë në kufijtë e Kosovës pas ngjarjeve të Banjskës, por i kërkoi hapur Beogradit tërheqjen urgjente të trupave. Madje si për t`i dëshmuar se po i ndiqte me kujdes lëvizjet e tij, zëdhënësi i Departamnentit të Shtetit Matthew Miller, tha se nuk i kishin vërtetuar pretendimet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç se hapa të tille ishin hedhur tashmë.